Fundi i verës dhe i vjeshtës shoqërohet me një ndjenjë trishtimi të thellë dhe melankolie për disa njerëz.
Rënia e temperaturave, shkurtimi i ditës, gjethet që bien e të gjitha këto paralajmërojnë ardhjen e stinës së ftohtë dhe me të, edhe të depresionit dimëror ose siç njihet ndryshe çrregullimi emocional stinor.
Ky çrregullim mbetet akoma i mistershëm për ekspertët. Sipas tyre, në shfaqjen e tij, përfshihen një sërë faktorësh ku përfshihen:
- Kimikatet e trurit
- Jonet e ajrit
- Genet
Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga ky problem i bashkon një element i rëndësishëm: ndjeshmëria e madhe ndaj dritës apo mungesës së saj.
Shkaku kryesor i shfaqjes së depresionit dimëror.
Ekspertët janë të mendimit se çrregullim emocional stinor shfaqet si pasojë e mospërputhjes së orës së ditës me orën e brendshme të trupit.
Nëse përshembull ora e murit tregon momentin e nevojshëm për të marrë dritë, ora e brendshme thotë diçka tjetër. Sipas saj është koha për të pushuar apo për të fjetur.
Sipas studimeve, ky çrregullim është i rrënjosur në biologji dhe nuk ka asnjë lidhje me kohën por me qëndrimin aktiv ose pasiv.
Në Alaska, gjatë, agimin dhe muzgun i ndan një fashë orari prej katër orësh. Natyrshëm mund të mendohet se të gjithë banorët e vendit vuajnë nga depresioni dimëror.
Por, vetëm një përqindje e vogël e tyre vuajnë nga çrregullim emocional stinor.
Këtë shkencëtarët ia atribuojnë aktivitetit fizik duke marrë si shembull njerëzit që jetojnë në zona malore e të ftohta që pavarësisht mungesës së dritës nuk vuajnë nga ky problem sepse janë aktivë gjatë ditës.
Si ndikon pandemia te çrregullimi emocional stinor
Sipas ekspertëve, pandemia e COVID-19 mund të luajë një rol kyç në shfaqjen e hershme të çrregullimit emocional stinor.
Pandemia ka shkaktuar ndryshime madhore në jetën tonë, përfshirë shumë traumë dhe stres, pa përmendur këtu problemet fizike.
Njerëzit që janë të prirur të trishtohen me ardhjen e dimrit pritet ta ndiejnë trishtimin më shumë se herët e tjera.
Gjatë muajve në vijim, distancimi fizik dhe social do të përbëjë një rrezik të shtuar për njerëzit e prirur të preken nga ky çrregullim.
Shenjat kryesore të çrregullimit emocional stinor
Përveç tërheqjes në vetvete, disa prej simptomave më të forta të këtij çrregullimi janë:
- Mungesa e energjisë
- Gjumë me kohë të zgjatur
- Ngrënie e tepruar
- Shtim në peshë
- Neps për karbohidrate.
Shenjat e këtij çrregullimi janë të ngjashme me depresionin ndaj AgroWeb.org këshillon trajtimin me një terapist për të shmangur probleme më të thella që shfaqen pas luhatjeve në shëndetin mendor./AgroWeb.org