Dhurata Dora është një nga këngëtaret e cila pëlqehet shumë nga publiku. Çdo këngë e lançuar prej saj ka arritur miliona klikime në pak ditë. Po kohët e fundit duket se është përfshirë në një vorbull thashethemesh për njërin nga klipet. 

Bëhet fjalë për klipin e këngës “A bombi”, i cili është xhiruar në një kopsht në qytetin e Durrësit. Lançimi i klipit në youtube arriti më shumë se 27 milionë klikime, por kohët e fundit ai është ndryshuar. Janë pikërisht pikturat shumëngjyrëshe të kopshtit që duken më të zbeta. 

Me sa duket artistja suedeze, Carolina Falkhol, e cila ka pikturuar muret, ka kërkuar dëmshpërblim financiar për shfrytëzimin e krijimit të saj në klipin e “A bombi”. 

Fakti se pikturat shfaqen të fshehura tashmë, tregon se artistja nuk ka marrë dëmshpërblimin e kërkuar, por i është respektuar e drejta e autorit.