Mark Zuckerberg ka shumë ndjekës në Facebook, e kjo është normale pasi ai vetë e ka krijuar këtë rrjet gjigant social.
Por nëse tashmë jeni bezdisur nga postimet e Zuckerberg-ut në Facebook dhe doni t’i bëni block, kjo është e pamundur.
Zuckerberg tashmë nuk mund të bllokohet. Postimet e tij qëndrojnë shpeshherë në faqen kryesore, madje dalin jo rrallë si postime të fundit në krahasim me përdoruesit e tjerë.
Por nuk keni çfarë të bëni, Mark nuk mund të bllokohet. Kjo pasi ai ka marrë një numër të madh “block”-esh nga përdorues të tjerë. Mesa duket, kur një profil në Facebook merr një numër të caktuar “block”, rrjeti social nuk lejon të ketë të tjera.
“The Guardian” shkruan se Zuckerberg nuk është i vetmi që nuk mund t’i bësh block, pasi e njëjta gjë ndodh edhe bashkëshorten e tij Priscilla Chan.





