27 prill 2014 – Përse njerëzit tradhtojnë? Kjo është pyetje që bëhet shpesh dhe për të cilën ekzistojnë përgjigje të shumta.

Një hulumtim i portalit për lidhje midis shkelësve të kurorës Ashley Madison ka konstatuar se femrat e martuara vendosin të tradhtojnë, sepse në shtëpi nuk kryejnë seks mjaftueshëm.

Hulumtimi gjithashtu ka treguar që femrat janë më të prira për tradhti kur janë të ekspozuara ndaj një stresi të madh dhe ndiejnë presion. Me veprime të tilla ato kërkojnë diçka të re, ndërkaq mosha kritike për tradhti është para t’i mbushin 40 vjeç.

Kush tradhton më shumë?

21% e meshkujve të martuar kanë pranuar që u vardisen femrave të tjera, ndërsa këtë gjë e bëjnë vetëm 15 për qind e femrave të martuara. 

Ndërkohë numri i femrave të cilat tradhtojnë bashkëshortët në 10 vitet e fundit është rritur me 40 për qind.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/