Edhe pse miq të mirë, Luana Vjollca dhe Ermal Mamaq kanë qenë "kokë më kokë" për shkak se programet që drejtojnë jepeshin në të njëjtën orë.

Moderatorët e thumbojnë jo pak njëri-tjetrin në profilet e tyre në rrjetet sociale. Këtë herë, teksa Mamaqi ka publikuar një foto me të ftuarit e radhës në "Xing me Ermalin", Luana i ka tërhequr veshin atij se po e kopjon.

"Pse më kopjon me shumë të ftuar", i komenton Luana, ndërsa Ermali ia kthen se është frymëzuar nga një tjetër emision që shfaqet në Top Channel teksa po regjistronin specialen e Krishtlindjes.

"Ne po festojmë Krishtlindjet dhe kemi edicion special. Dhe s’të kopjon njeri ty. Në fakt, ne po kopjonim "Top Show"."