Bëri shumë bujë historia e Nogës dhe Kristela Gjokës, martesa e të cilëve zgjati veçse 20 ditë, dhe menjëherë më pas erdhi divorci i tyre.
Të dy akuzuan dhe fyen njëri-tjetrin në forma nga më të këqijat. Madje Noga arriti deri aty sa tha se prezantuesja shqiptare kishte hequr fëmijën e tyre.
Kunjat në adresë të Kristelës vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, sepse në “InstaStory” reperi ka bërë një postim ku prezantuesja fyhet rëndë. Në postimin e tij, reperi kosovar ka vendosur të shfaqë librin “Përse meshkujt martohen me kuçkat”.
Duke qenë se libri është shumë domethënës, duket qartë se ky postim është një dedikim indirekt ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kristelës.