Nga Redi Myshketa
DURRËS, 1 nëntor 2014 – “Të vjedhësh është një veprim i dënueshëm!”
Kjo shprehje, dita-ditës po merr një rëndësi statuore tejet të veçantë – po shndërrohet në Aksiomatikë Groteske: “Kush vjedh, burgoset, procesohet dhe në fund hetohet – sipas kësaj rradhe”!
Në fund të hetimit mund të rezultojë i pafajshëm – lirohet; gjysëm i pafajshëm – mbahet edhe pak në paraburgim; fajtor – qëndron në burg. – Groteksu i Shtetit Ligjor!
“Të vjedhësh çfarë?!”
Në asnjë nga komunikimet publike nuk më është plotësuar “puzzle-tabloja” e përqasjes, mendimit dhe veprimit – kjo më vjen si Dashakeqe dhe Mosdije!
Nëse e kuptoj drejtë “Problemi” s’është vetëm me vjedhjen e energjisë elektrike, por le t’i marrim shtruar, në rradhë, nën një shembull të ofruar nga Drejtori i OSHEE në Emisionin “Opinion”, për një Zonë X, problematike:
1. Në një total prej 100% 70% vidhet – kuptoj “ganxha” vendosen në rrjet, “humbet rrugës” ende pa i hyrë kujt në aparatin matës.
Miq, kjo quhet vjedhje e energjisë elektrike!
2. Pjesa e mbetur, 30%, faturohet – matësit e kujtdo tregojnë pjesën e konsumuar nga ky 30%.
Miq, deri në këtë pikë s’ka vjedhje të energjisë elektrike – dikujt I është faturuar!
2.1. 15% e të faturuarve i paguajnë rregullisht detyrimet e tyre!
Miq, këta janë për t’u lavdëruar – si Qytetarë shembull të përgjegjësisë sociale, nëpërmjet shlyerjes në kohë të detyrimeve!
2.2. 15%-i i mbetur, e njeh si detyrim, por pagesat i kryen “me vonesë”!
Miq, këta janë për t’u procesuar administrativisht, por nuk janë hajdutër!
Njëherazi, në pikën 2 – ndërmjet atyre që u faturohet energjia – mund të ketë lidhje të atilla, të cilat kuptojnë qartë “vjedhje” ndërmjet palëve: Dikush konsumon, energjinë që më faturohet mua!
Miq, kjo është vjedhje, ndërmjet të faturuarve, brënda 30%-it!
Këtë OSHEE financiarisht nuk e ndjen, përkundrazi – hajduti po kontribuon, që të dëmtuarit t’i tejkalohet mëtej, “fasha mbrojtëse” e 300 kWh, pra të paguajë më shumë kWh me 13.5 lekë!
C’duhet të kuptoj me “merrte energji nga disa linja”?!
Dikush tjetër paguan – rasti I mësipërm, apo është po ky, por paguan fatura që i vijnë për matës të ndryshëm, për sejcilën linjë? Në qoftë kjo e dyta, ku qëndron problemi – “fasha mbrojtëse”?!
Dy Pyetje, të fundit për sot, lidhur me “shqipen e nënkuptuar”:
1. A do të rritet çmimi i Energjisë Elektrike?
“Do të hiqet fasha mbrojtëse”, “Do të rriten pensionet për kryefamiljarët dhe mbështetja financiare për invalidët, ….!”, etj.
A kupton implicit Rritjen e Cmimit të energjisë elektrike?
Jam i bindur që Po!
Çmimi i energjisë elektrike do të rritet, do të marrë formën e një takse të sheshtë dhe jo më progresive! Nuk do të ketë më 7.7 dhe 13,5, për fasha të ndryshme, por një çmim që afërmendsh do të jetë më i madh se 7,7 lekë për kWh – nënkuptuar nga mesazhi për rritjen e pensioneve dhe mbështetjen financiare!
2. A do të Paguajmë më tepër për Energjinë Elektrike?
“(I)NUK e di”! “Edi’ nuk “e di”!
Këto të fundit, kinse “lojë fjalësh”, janë ‘shigjetat” e një sistemi grotesk të komunikuari me Njerëzit, Botën dhe Veten!
Këto, janë “maja të helmatisura”, thumbimesh jetëndërruese prej konstelacionit të akrepit!
Këto janë “premisat rilindëse” të një rrugtimi pa krye dhe fund, nga Shteti i së Drejtës drejt atij Policor!
“Kush po i vjedh kujt, çfarë?!”
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





