Të drekosh apo darkosh vetëm ndonjëherë mund të jetë një eksperiencë relaksuese. Por nëse kjo kthehet në rutinë, është një ndër shkaqet më të mëdha të mungesës së lumturisë.
Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Oxford Economics, ku në bazë të statistikave rezultoi se personat që hanë vetëm kanë një mungesë lumturie të theksuar në krahasim me mesataren kombëtare britanike.
Kërkuesit kanë zbuluar se sa më shumë njerëzit ndajnë këtë pjesë të kohës me familjarë apo miq, janë më të kënaqur nga jeta e tyre, ndjehen më mirë me veten dhe kanë rreth shoqëror më të zgjeruar.
Ndërsa nga pikëvështrimi ushqyes, të jesh i shoqëruar në tryezë është thelbësore, pasi ngrënia vetëm ndikon në përzgjedhje krejt ndryshe të ushqimit.
Ata shpjegojnë se kur jemi vetëm, hamë më keq, pasi lëmë pas dore cilësinë e ushqimit që konsumojmë por edhe variacionet.
Pra zakonet që trashëgojmë nga të parët e njerëzimit është faktor shumë i rëndësishëm në jetën tonë. Tryeza bashkon qeniet njerëzore dhe ndikon pozitivisht në cilësinë e jetës dhe të marrëdhënieve.