Blinken ka thënë se do të ketë mundësi të takohet në një moment tjetër me përfaqësues të opozitës, pasi ka “marrë mjaftueshëm nga kjo ditë“.
Pyetje: I nderuar sekretar, në këtë vizitë zgjodhët të takoheni vetëm me dy aktorë të politikës, Begaj dhe Edi Rama, përse nuk u takuat me përfaqësues të opozitës?
Sekretari Blinken: Unë kam pasur mundësi të takohesha me një sërë njerëzish, kam pasur mundësi të takohem me disa prej personave të Reformës në Drejtësi dhe kur të kthehem nga darka do të kem mundësi të takohem më një segment tjetër dhe aktorët e ndryshëm. Kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë dhe e kam bërë me kënaqësi.





