Shpesh mendohet se sëmundjet e syve i prekin të gjithë në mënyrë të barabartë. Por nuk është kështu. Miliona gra kanë një rrezik 54% më të lartë për të humbur shikimin sesa burrat, shkruan salute.eu.
Ky nuk është një ndryshim margjinal, as një detaj statistikor: është një realitet klinik që ndikon në cilësinë e jetës dhe shkenca më në fund po fillon ta kuptojë qartë.
Këto çështje janë në fokus të konferencës ndërkombëtare FLORetina Icoor, që po zhvillohet në Firence të Italisë.
Gjinia femërore është një faktor rreziku për shumë sëmundje të syve, veçanërisht sëmundjet e retinës.
Në të vërtetë, gratë kanë dukshëm më shumë gjasa sesa burrat të humbasin shikimin ose të verbohen.
Pas menopauzës, ato kanë më shumë gjasa të vuajnë nga degjenerimi makular i lidhur me moshën, kanë një rrezik në rritje të retinopatisë diabetike dhe kanë më shumë gjasa të vuajnë nga katarakti, ndërsa burrat janë më të ndjeshëm ndaj shkëputjes së retinës.





