565 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Gjithsej 154 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 21 persona kanë ndërruar jetë. Brenda 24 orëve janë kryer gjithsej 1325 teste.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 32.997 persona, prej të cilëve 21.244 janë shëruar, ndërsa 1025 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin, vendi regjistron 10.728 raste aktive me Covid-19.





