25 nëntor 2014 – Në mbrëmjen e së hënës 24 nëntor 2014, karabinierët arrestuan një shqiptar 34 vjecar me inicialet L.K., ndërsa po vidhte një vilë në qytezëne e Picigetones (Pizzighettone) në Rajonin e Lombardisë. Karabinieria , ndonëse ka bërë publike foton e hajdutit shqiptar, ka dhënë vetëm inicilet e tij dhe ka theksuar faktin, që i arrestuari nuk ka precedentë penalë.
Banda e hajdutëve përbëhej nga tre persona. Ata hynë në vilë për të vjedhur, ndonëse në vilë gjendeshin anëtarë të familjes. Ishte i zoti i shtëpisë që dha alarmin, ndërsa hajdutët po dilnin nga oborri i vilës. L.K. u kap me disa nga mallrat e vjedhura, kurse dy hajdutët e tjerë mundën t’ia mbathin, por janë identifikuar nga karabinierët. Në gjithë zonën po patrullohet intensivisht për kapjen e dy hajdutëve të tjerë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





