Angli, 2 maj 2014 – Indrit Korra, 28 vjeç, u dënua nga gjykata angleze me 5 vjet e 4 muaj burg për trafik droge, në vitin 2012. Ai ishte pjesëtar i një bande shqiptarësh trafikantë droge dhe transportoi nga Londra në qytetin e Noruiçit 2888 gramë kokainë të pastër me vlerë shitje me pakicë, 750 000 lira stërlina.

Gjykata, në 30 prill 2014, vendosi një dënim shtesë për Indritin. Ai duhet t’i paguajë një dëmshpërblim shtesë shtetit anglez prej thuajse 20 000 lira stërlinash, në të kundërt dënimit prej 5 vjet e 4 muaj burg do t’i shtohen edhe 11 muaj burg, nëse pagesa e mësipërme nuk kryhet brenda 4 muajsh nga data e vendimit të gjykatës.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/