Një tjetër rast “burgosjeje” raportohet në kryeqytet, ku një 34-vjeçar mbante mbyllur dhe vëzhgonte me kamera bashkëshorten.

Sipas policisë, i riu ushtronte edhe dhunë ndaj gruas, ndërkohë që monitoronte gjatë gjithë kohës lëvizjet e saj, nëpërmjet kamerave të instaluara në banesën, që ndodhet në zonën e Kodër Institutit.

Autori është identifikuar si Asqeri Mandri. Ai u arrestua nga policia dhe pritet të vihet nën hetim nga Prokuroria.

Një rast i ngjashëm u raportua dy javë më parë në kryeqytet, ku Jetnor Zhaboli mbante burgosur nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur në shtëpi.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike.