Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar një fotot të një piloti luftarak, që supozohet të jetë piloti i njohur si “Fantazma e Kievit”, për të cilin pretendohet se ka rrëzuar disa avionë rusë.

Piloti shihet në foto me syze të zeza të errëta dhe një maskë oksigjeni, teksa qëndron i ulur në kabinën e avionit të tij luftarak MiG-29.

Mbishkrimi mbi foton e publikuar është një kërcënim i hapur për rusët.

“Përshëndetje, okupator, po vij për shpirtin tuaj!”

“Fantazma” pretendohet se ka rrëzuar të paktën dhjetë avionë luftarakë rusë mbi Ukrainë dhe është bërë simbol i guximit dhe shpresës së vendit përballë agresionit rus. Termi është përdorur gjithashtu për t’iu referuar të gjithë forcës ajrore të Ukrainës , ose “shpirtit” luftarak të vendit.

Qoftë një legjendë urbane apo realitet, shtabi i përgjithshëm ukrainas publikoi imazhin më të fundit të pilotit, me një mbishkrim që e identifikonte atë si “Fantazma e Kievit”, duke bërë manovra drejt raketave në avionin e tij.
Presidenti Zelensky i ka kërkuar NATO-s dhe aleatëve të saj që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij, por kërkesat janë refuzuar. Shtetet e Bashkuara gjithashtu vendosën veton ndaj një plani të Polonisë për të dërguar më shumë avionë MiG në Ukrainë nëpërmjet NATO-s.

Britania dhe SHBA kanë premtuar raketa tokë-ajër, duke përfshirë bateritë e raketave Patriot dhe armën e montuar në shpatull Starstreak, për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes, sugjeroi më parë se një zonë ndalim-fluturimi do të zbatohej edhe për forcat ukrainase, duke hequr “një nga armët e pakta” që mbrojtësit e saj kishin kundër agresorëve rusë.

Në fillim të konfliktit Rusia kishte 1172 avionë të aftë për luftim, duke përfshirë 97 Su-35S Flankers, avionët e saj më të fundit luftarakë.

Ukraina kishte 124 avionë të aftë për luftim, duke përfshirë 36 MiG-29 Fulcrum më të vjetër. Avionët kanë humbur nga të dyja anët, por pavarësisht nga përmasat më të mëdha, forcat ajrore të Presidentit Putin nuk kanë arritur epërsi ajrore. Komandantët ushtarakë të Ukrainës kanë pohuar pothuajse çdo ditë se kanë rrëzuar avionët rusë me avionë, si dhe me raketa tokë-ajër.

Faqja në Facebook e shtabit të përgjithshëm ukrainas ka publikuar rregullisht imazhe të rrënojave të avionëve të rrëzuar rus, duke përfshirë avionët SU-35 me numra serialë të verifikueshëm. Megjithatë, forcat ajrore të Ukrainës nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë bombardimet e pamëshirshme të qyteteve të saj.