Një automjet tip “BMW” është djegur në zonën e Shkozetit në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në mjet. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar nga zjarri.

Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.