Një shpërthim ndodhi gjatë natës në një qendër izraelite në qytetin e Nijkerk, në Holandë. Sipas autoriteteve, nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në vendngjarje kanë qenë minimale. Objekti ku ndodhi incidenti drejtohet nga organizata bamirëse Christians for Israel.
Policia bëri të ditur përmes një deklarate në rrjetet sociale se ende nuk është e qartë nëse shpërthimi lidhet me një seri sulmesh ndaj objekteve hebraike në Evropë, të raportuara pas përshkallëzimit të tensioneve dhe luftës në Iran.
Autoritetet theksuan se deri më tani nuk janë kryer arrestime, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.





