Përshkallëzohen tensionet nga protesta e opozitës, e cila po mbahet para Bashkisë së Tiranë. Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë, atje ku opozita proteston që prej orës 11:00.

Nga hedhja e molotovit është shkaktuar zjarr i madh në hyrje të bashkisë. I gjithë ky incident ka folur teksa në podium fliste Këlliçi.

Ndërkohë, policia ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të ndalin hedhjen e molotovit.