Përplasja mes Kanye West dhe Kim Kardashian ka arritur një tjetër nivel tensioni, me reperin që kërcënon se do të zbulojë sekretet e ish-bashkëshortes dhe familjes së saj. Konflikti mes tyre, i cili tashmë përfshin edhe çështjen e kujdestarisë së fëmijëve, po shndërrohet në një luftë të hapur.
Sipas Radar Online, West ka një “dosje të pistë” për Kardashian dhe familjen e saj, të cilën mund ta përdorë nëse ajo tenton të kërkojë kujdestarinë e plotë të katër fëmijëve të tyre. Një burim i afërt me situatën ka zbuluar se familja Kardashian është e shqetësuar për lëvizjet e tij të ardhshme, pasi reperi “është jashtë kontrollit dhe i armatosur me sekrete që mund të shkatërrojnë perandorinë e tyre”.
Ky zhvillim vjen pas një debati mes ish-çiftit për këngën e vajzës së tyre 11-vjeçare, North, dhe reperit Diddy, duke e bërë edhe më të ndezur situatën mes tyre.