Ashtu siç u paralajmërua me herët, studentët protestues janë larguar nga protesta para Kryeministrisë. Studentët do të përshkallëzojnë protestën, ndërsa do të bllokojnë rrugët.
Ata do të bllokojnë tre pika të rëndësishme në Tiranë, Zogun e Zi, kryqëzimin përballë Bankës së Shqipërisë (te Dollari) dhe Kryeministria.
Protesta u mbështet nga qytetarët, ndërkohë që dhjetëra forca policie janë në gatishmëri pranë Kryeministrisë.





