Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Bilisht. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi kishin përshtatur një lokal në ambient ku organizoheshin lojëra fati. Si rezultat i kësaj në pranga është vënë administratori i lokalit 45 vjeç dhe menaxheri i lokalit 26 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Mbi administratorin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Ndërsa për menaxherin, rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Nga hetimet ka rezultuat se 45-vjeçari kishte marrë me qira lokalin dhe kishte punësuar në mënyrë të paligjshme menaxherin e saj. Gjatë kontrollit fizik policia gjeti se sekuestroi pajisje elektronike dhe disa bileta. Gjithashtu ka nisur procedimi penal edhe ndaj dy personave të tjerë 25 dhe 23 vjeç, banues në Bilisht, të cilët u kapën në lokal duke luajtur lojëra fati. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë zbuluar një lokal në qytetin e Bilishtit, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: P. M., 45 vjeç, banues në Bilisht, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. E. M., 26 vjeç, banues në Bilisht, menaxheri i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. U., 25 vjeç, dhe F. M., 23 vjeç, banues në Bilisht, të cilët u kapën në lokal, duke luajtur lojëra fati. Nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari kishte marrë me qira lokalin dhe kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, si menaxher, shtetasin E. M. Në lokalin e përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, u gjetën pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari dhe disa bileta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.





