Një kazino ka rënë prè e një grabitjeje me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar gjatë mbrëmjes së të premtes, në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak çaste në parë në rrugën “Medar Shtylla”, në afërsi të zonës së njohur si lulishtja “1 Maji”, apo përballë ish-ekspozitës.
Nga raportimet paraprake mësohet se në kazino kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë vjedhur një sasi lekësh prej rreth 150 mijë lekësh, sa xhiroja ditore e pikës së lojërave të fatit.
Policia mësohet të ketë mbërritur menjëherë në vendngjarje me t’u sinjalizuar për këtë vjedhje, teksa ka nisur punën për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Nga burime policore bëhet e ditur se janë ngritur disa pika kontrolli policor, si dhe po bëhet këqyrja e kamerave të bizneseve përreth zonës për të identifikuar autorët dhe më pas për t’i kapur ata.