23 nëntor 2015 – Pakënaqësitë dhe sherret në botën e showbiz-it nuk janë të panjohura për publikun dhe shpesh, për shkak të vëmendjes që tërheqin, marrin përmasa të mëdha.

Thashethemet, historitë e dashurisë, sherret duhet të jenë personale, por fatkeqësisht për personazhet e famshme kjo nuk është e mundur. 

Ja disa emra tepër të njohur që e urrejnë njëri-tjetrin.

 

Justin Bieber – Leonardo DiCaprio

Shoku i ngushtë i DiCaprio, Orlando Bloom dhe Bieber u pëfshinë në një zënkë për shkak të Miranda Kerr, ish-bashkëshortes së Bloom. DiCaprio i doli në krah këtij të fundit.

Amanda Bynes – Lindsay Lohan

Lindsay bëri një postim për Amandën në Twitter dhe që prej asaj kohe ato nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.

Iggy Azalea – Snoop Dogg

Nisi me Snoop Dogg-un i cili e quajti “të përdalë” Iggy-n në rrjete sociale dhe urrejtja mes tyre sa vjen e shtohet. 

Bette Midler – Ariana Grande

Nisi me Bette-n e cila e talli yllin e pop-it për zërin. Diçka e papritur për Ariana Granden dhe fansat e saj. Bette përfundoi duke kërkuar ndjesë publikisht.

Katy Perry – Taylor Swift

Dikur mikesha për kokë. Por kur Taylor Swift bëri një këngë për Katy-n, me titull “Bad Blood”, mes vajzave shpërtheu një sherr me fjalë të rënda.

Orlando Bloom – Justin Beiber

Për shkak të Miranda Kerr-it, ata përfunduan duke goditur njëri-tjetrin me grushta.

Nicki Minaj – Mariah Carey

Gjatë kohës që ishin gjyqtare në “American Idol”, ato kanë patur disa sherre  gjatë spektaklit.

Brooke Shields – Tom Cruise

Ata zihen gjatë gjithë kohës. Tom dhe Brook njihen për marrëdhënien aspak miqësore.

Chelsea Handler – Angelina Jolie

Chelsea Handler është njohur për urrejtjen ndaj aktores Angelina Jolie. Një ndër arsyet kryesore është edhe miqësia e ngushtë që Chelsea ka me ish-bashkëshorten e Brad Pitt, Jennifer Aniston.

Christina Aguilera  – Kelly Osbourne

Dy yjet e pop-it e urrejnë njëra-tjetrën pasi një herë, kur Christina ishte mbi peshë, Kelly tha: “Mbase ajo ka lindur për të qenë e shëndoshë”.

LeAnn Rimes – Brandi Granville

LeAnn i mori Brandit bashkëshortin, Eddie Cibrian.

/portali DurresLajm/