16 dhjetor 2013- Jezu Krishti udhëhe listën e personazheve historik më të kërkuar në internet. Software i zhvilluar në SHBA, zbulon klikimet që bëhen në morin e kërkimit dhe opinionet që flasin për njerëz të famshëm duke përdorur një algoritëm të parashikimit se si ata do të mbesin të përfolur edhe nëse kanë më shumë se 200 vjet që kanë vdekur.
Lista me 50 personat më të kërkuar në internet pasohet nga Napoleon Bonaparti, profeti Muhamed, William Shakespeare, Abraham Lincoln, George Washington, Adolf Hitler, etj.
Një rangim të mirë e kanë edhe mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë si Henry VIII në vendin e 11, Elizabeth 1 në të 13-in, Mbretëresha Viktoria në të 16 dhe Charles I në 39-in.
Në këtë listë nuk bëjnë pjesë liderët modern pasi që kryeministri David Cameron është i 1483 në listë.
/albeu.com/





