Itali, 6 korrik 2014 – Pas Trapanit dhe Pescarës edhe Perugia hyn në garë për sulmuesin shqiptar të Catanias, Edgar Çani. Lojtari nuk bën pjesë në planet e skuadrës siciliane për sezonin tjetër dhe drejtuesit e ekipit dëshirojnë ta shesin futbollistin ose ta japin në huazim. 24-vjeçari sezonin e kaluar ka luajtur i huazuar në dy skuadra të Serisë B, te Carpi dhe Bari.

Performanca e shqiptarit me fanellën e Barit ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të tjera Italiane që militojnë në Serinë B, por nuk duhet harruar se për Çanin Interesohet edhe OFI i Cretës që drejtohet nga Gattuso. Trajneri italian e pëlqen shumë futbollistën dhe kërkon që ai të jetë pjesë e skuadrës greke për vitin që vjen.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/