Dukesha Kate e Cambrige 8 muajshe shtatzënë ka bërë daljen e saj të fundit, e vetme në publik përpara se të lindë fëmijen e saj të parë muajin e ardhshëm, tek ceremonia e inagurimit të anijes “Royal Princess”.
E veshur me një fustan dalmat të firmës Hobbs dhe me këpucë të zeza mjaft fine dukesha ecte e buzëqeshur në tapetin ngjyrë blu të shtruar me rastin e kësaj ceremonie.
Gjatë kësaj ceremonie ajo preu shiritin nën shkumën e një Nebukadnetsarin shampanjë Moet me vlerë 1.250 £.
Një Nebukadnetsari përmban 15 litra shampanjë – ekuivalent i 20 shisheve të zakonshme.
Anija “Royal Princess”do të nisë udhëtimin e saj të pare në Barcelonë sot.





