Kryebashkiakja Sako ka përuruar këtë të mërkurë fushat e reja të stadiumit “Niko Dovana”.

Ndërsa ka ndarë pamjet nga stadiumi, ku Teuta zhvillon ndeshjen e parë në Durrës për këtë sezon, Sako ka theksuar se “bashkia e Durrësit e ka mbështetur investimin për ti krijuar kushtet optimale ekipit kampion të Teutës, por edhe ekipeve zinxhir të fëmijëve e të rinjve.”

Postimi i plotë:

Nga ceremonia e përurimit të fushave të reja të anekseve sportive dhe të stadiumit 🏟 “Niko Dovana” ku Teuta zhvillon ndeshjen e parë në Durrës për këtë sezon. ⚽️

📌 Bashkia e Durrësit e ka mbështetur investimin për rikonstruksionin e fushës së stadiumit dhe të dy anekseve sportive për ti krijuar kushtet optimale ekipit kampion të Teutës por edhe ekipeve zinxhir të fëmijëve e të rinjve nga ku dalin vazhdimisht talentet që përfaqësojnë denjësisht qytetin.

👉 Ne e kemi ndër prioritetet tona afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me sportin ⛹️🤾‍♀️ sepse vetëm në këtë mënyrë gjallërojmë jetën e tyre sociale, i bëjmë ata më të shëndetshëm dhe i mbajmë larg fenomeneve negative.
Për këtë arsye ne kemi ndërtuar shumë terrene sportive 🏀⛳️në qytet por edhe nëpër shkolla me synimin që palestrat dhe fushat sportive në këto shkolla të shfrytëzohen jo vetëm nga nxënësit por edhe nga komuniteti i zonës pas orarit mësimor.

🟢 Ne do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë dhe ti nxisim ata të afrohen sa më shumë me sportin duke ju krijuar infrastrukturën e nevojshme dhe duke vijuar me ndërtimin e të tjera terreneve sportive jo vetëm për futbollin por edhe për sportet e tjera. ✅