Pas përurimit të godinës ku komisionerët e Vetingut do të nisin të përmbushin misionin e tyre, kreu i qeverisë ka një mesazh për ta.
"Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar", ka shkruar Rama në Fb.
Godina që tani do t'i shërbejë drejtësisë është ajo e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në rrugën e Kavajës, Tiranë.





