Përurohet këtë të hënë kopshti “Neim Babameto” në Durrës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Bashkia Durrës njofton se kopshti që do të presë 145 fëmijë, është rikonstruktuar tërësisht.

POSTIMI I PLOTË

Kryebashkiakja Sako ka përuruar kopshtin e fëmijëve “Neim Babameto” i cili është rikonstruktuar tërësisht.

Ky është një investim i kryer me fondet e bashkisë së Durrësit dhe kopshti ndodhet pranë shkollës me të njëjtin emër që rindërtohet.

Kryebashkiakja Sako vizitoi ambientet e reja të këtij kopshti i cili i ka të gjitha kushtet bashkëkohore për 145 fëmijë që janë në këtë kopësht.