TIRANE, 26 mars 2013– Gjurmë nga burgu i Spaçit, një pjesë nga muri i rrëzuar i Berlinit dhe një bunker, janë bashkuara në “Memorialin për Simbolet e Diktaturës POSTBLLOK e inaguruar ditën e sotme.

Kryeministri Berisha vlerësoi punën e dy artistëve për krijimin e këtij memoriali duke përzgjedhur dy nga veprat më të goditura të diktaturës komuniste, bunkerin dhe burgun e Spaçit.

Artistët kanë përzgjedhur këtu simbolet më të goditura. Në Tiranë nuk kishte mur, por tela me gjemba. Por në Tiranë kishte diçka tjetër që nuk ekzistonte në vendet ish-komuniste dhe ky ishte bunkeri. Shqipëria në tragjedinë e saj shndërroi të gjitha pasuritë, pothuajse, që krijonte në qindra mijëra bunkerë, te cilat po t’i kthesh në blloqe te piramida vendoshta do të ndërtonin dy herë piramidat e faraonëve. Aspekti tjetër tragjik ishte uria në të cilën kombi u zhyt në bunkerin e tij. Regjimi i Enver Hoxhës, në dallim nga regjimet e tjera diktatoriale, me vdekje të bute, me urinë, u rezervoi fat tragjik qindra e mijëra shqiptarëve. Artistët kanë përzgjedhur për memorien kombëtare Spaçin, një nga burgjet më të egra të të gjithë botës ish-komuniste. Dua te shpreh mirënjohje të thellë për këtë instilacion me një simbolikë të fuqishme që i bën nder të madh qytetit tonë e vendit tonë”, u shpreh kryeministri Berisha

Ndërsa sipas Fatos Lubonjës, kjo vepër i dedikohet të gjithë atyre që nuk arritën dot kapërcenin kohën e dikaturës dhe të jetojnë në këtë kohë. Në inaugurim morri pjesë edhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper, sipas së cilës kjo përmendore ndërthur tre elementë të diktaturës komuniste dhe është një vepër gjermano-shqiptare kundër sundimit totalitar.

“Procesi i menaxhimit të së kaluarës është një proces i mundimshëm, i vështirë dhe me pengesa të shumta ndaj është mirë që me shqiptarët të shkëmbejmë përvoja që padrejtësitë e së shkuarës të mos përsëriten më”, tha Holtkemper.

Aktiviteti është shqëruar edhe me një incident të vogël. Disa ish të përndjekur me në krye Skënder Tufën janë mbledhur për të protestuar, por që nuk janë lejuar nga policia. Madje ata janë shoqëruar edhe në rajon.