Kryebashkiakja Emiriana Sako ka qenë e pranishme në përurimin e qendrës së re shëndetësore në zonën e Spitallës, e cila pas rikonstruksionit ofron ambiente me standarde bashkëkohore, ku qytetarët pritet të marrin një shërbim cilësor.

“Kjo qendër shëndetësore ka një staf prej 26 mjekë e infermierë dhe do t’i shërbejë rreth 30 000 banorëve të zonës. 5 vitet e fundit janë 23 qendra shëndetësore në bashkinë e Durrësit, që janë rikonstruktuar apo ndërtuar nga e para e që ofrojnë shërbime në kushte bashkëkohore për qytetarët.”,– shkruan Sako në një postim në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me një video nga ambientet e QSH.