Është përuruar Qendra Multifunksionale Rinore në Durrës.

Të pranishëm në këtë përurim kanë qenë, kryetarja e bashkisë Durrës si dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Kryebashkiakja Sako shprehet se “Kjo Qendër do të shërbejë për mbështetjen e zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme me karakter edukativ, kulturor apo social të komunitetit rinor të Bashkisë Durrës, duke nxitur njëkohësisht edhe ndjenjën e vullnetarizmit tek të rinjtë.”

Postimi i plotë:

Përuruam Qendrën Multifunksionale Rinore e cila tashmë i ka të hapura dyert për të rinjtë e Durrësit.

Kjo Qendër do të shërbejë për mbështetjen e zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme me karakter edukativ, kulturor apo social të komunitetit rinor të Bashkisë Durrës, duke nxitur njëkohësisht edhe ndjenjën e vullnetarizmit tek të rinjtë.

Kjo qendër do të jetë një mënyrë e mirë për zhvillimin e aftësive komunikuese, planifikuese, bashkëpunuese, kërkimore dhe analitike, gjithashtu si një hapësirë e dedikuar për programe dhe aktivitete ku të rinjtë janë përfitues direkt, një hapësirë miqësore informimi dhe nxitëse për të qenë aktivë në proçese vendimmarrëse.