Teknologjia zvicerane preku lartësi të reja të premten, me përurimin e trenit malor me trasenë më të pjerrët në botë, në një prej resorteve alpine.
Projekti prej 52 milionë frangash, që do të jetë i prekshëm për publikun nga dita e diel. Treni kalon nga qyteti Schyëz në fshatin malor të Stoos, i cili gjendet 1.300 metra mbi nivelin e detit në qendër të Zvicrës.
Pjesa e poshtme e kabinave në formën e fuçive është e modifikueshme në mënyrë që pasagjerët të qëndrojnë drejt edhe kur ngjiten drejt pllajës alpine, me një pjerrësi prej 110 për qind.
Treni do të ngjisë 743 metra përgjatë një segmenti prej 1.738 metrash, në shpejtësinë e 10 metrave për sekondë.





