Në Turqi përurohet ura e tretë mbi Bosfor.

Ura është e gjerë 59 metra dhe lartësia e saj shkon në 320 metër, më e larta në botë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ishte sot në ceremoninë e përurimit në Stamboll

Kjo urë e tretë është menduar për të zhbllokuar metropolin dhe lehtësuar qarkullimin në dy urat e para të ndërtuara mbi Bosfor që lidhin gjithashtu brigjet evropiane dhe aziatike të një qyteti me 18 milionë banorë.

Ura Yavuz Sultan Selim që pritet të vihet në shërbim që nesër është pjesë e një projekti gjigant, e ndërtimit të autostradës që do t’i mundësojë qytetit më të madh të Turqisë për t’u zgjeruar drejt Detit të Zi.

“Jemi në Evropë dhe po lidhemi për herë të tretë në rrugë detare me Azinë”, deklaroi presidenti Erdogan përpara prerjes së shiritit të inagurimit të kësaj vepre arkitekturore. Do t”i lidhim kontinentet në sajë të urave”, pohoi ai duke shtuar :”Filmat nga mbarë bota do të xhirohen këtu”.