3 qershor 2015 – Policia e Peruxhias arrestoi të martën dy shqiptarë të moshave 22 dhe 25 vjeç, si edhe një shtetase rumune 23-vjeçare, të dashurën e njerit prej shqiptarëve. Treshja merrej me shpërndarjen e kokainës duke shitur mesatarisht cdo ditë nga 50-60 doza kokaine.

Policia duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit ka provuar në detaje të gjithë aktivitetin e shpërndarjes së kokainës. Policia sekuestroi edhe 19 gramë kokainë të pastër dhe 2 700 euro të dyshuara si fryt i shpërndarjes së drogës.Policia italiane nuk ka bërë të ditur emrat e të arrestuarve, por ka publikuar vetëm fotot e tyre.

 

 

 

GJERGJ THANASI