Pas vdekjes së vajzës së saj katërvjeçare, një 25-vjeçare shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me mosveprim.

Sipas mediave të huaja, gjykata e qarkut Verden është e bindur se 25-vjeçarja ka derdhur qëllimisht ujë të nxehtë mbi fëmijën e saj.  E mitura vdiq dymbëdhjetë ditë më vonë. Sipas gjykatës, ajo “vuajti në mënyrë të pabesueshme”.

Në gusht 2022, ajo lau me qëllim vajzën e saj në apartamentin e saj në Grasberg afër Bremenit me ujë aq të nxehtë sa fëmija pësoi djegie të rrezikshme për jetën. Meqenëse ajo kishte supozuar se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor, ajo nuk i kishte dhënë trajtimin e duhur shëndetësor te mjeku me pretekstin se kishte frikë se nuk mund të përballonte shpenzimet.

Kosovarja e lindur në Gjermani e ka trajtuar fëmijën “krejt në mënyrë joadekuate” me pomadë dhe fasha. Edhe pse nëna e tre fëmijëve e kuptoi se katërvjeçarja po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, ajo “e la në dorë të fatit” dhe më në fund pranoi vdekjen e saj.

Vajza vdiq dymbëdhjetë ditë pas përvëlimit. Në atë kohë, një e treta e lëkurës ishte e nxirë, tha kryetari i trupit gjykues.