Ditën e sotme në një studio televizive është diskutuar rreth periudhës së komunizmit në vendin tonë dhe figurës së Enver Hoxhës.

Të ftuar në studio kanë qenë Tomi Kallanxhi, Kristi Gongo, Ermal Hasimja dhe Jona Cenomeri, të cilët e kanë jetuar atë periudhë.

Gjatë diskutimit, Ermal Hasimja shprehet se “njerëzit janë të prirur të thonë që komunizmi ka pasur të mirat e veta, sepse më shumë janë të prirur për barazi” e thotë po ashtu, “se për çdo gjë njerëzit thonë se ‘ka të mirat e veta’”.

Në burg i ke të gjitha falas dhe je i sigurt se ke rojen aty, thua burgu ka të mirat e veta dhe përdhunimi ka të mirat e veta nëse do ta shofësh ashtu në mënyrë perverse si e shofin këta njerez”, ka thënë ai ndër të tjera.