Dy vajza janë vënë nën hetim nga policia, pasi përvetësuan para në biznesin ku punonin.

Sipas uniformave blu mësohet se një 20-vjeçare dhe një 22-vjeçare, dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqan.

“U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara”, thuhet në njoftimin e policisë.