Zbardhet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Lezhës dhe Kukësit kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e kishin shënuar në procesverbal. Por nga ana tjetër, ka rezultuar se efektivët i kishin përvetësuar paratë, duke mos i dorëzuar te financa. Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë Lekë të vjetra.

Një prej efektivëve kryesorë, i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i Seksionit të Qarkullimit për Rrugën e Kombit. Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

Sjellim në vëmendje se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi ditën e djeshme se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Kukësit që ka caktuar masa sigurie për 22 punonjës policie, të dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre.


Efektivëve ndaj të cilëve u caktua masë sigurie

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar Krenar Molla, 43 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.S., 47 vjeç , me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi i policisë është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Gasper Gjeta, 42 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Armand Shehu, 36 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore në Grupin e Pajisjeve Speciale, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Ndoc Pjetri, 53 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest me burg” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor Armir Hallaçi, 35 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Marjan Baloj, 49 vjeç me detyrë specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Kastriot Gjini, 52 vjeç me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Gilbert Kapxhiu, 37 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Arsim Braha, 32 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë Komisar Gramoz Dafku, 47 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar Shuaip Gjuta, 40 vjeç, me detyrë specialist shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të detyrës”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar Artan Pëllumbi, 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Seksionin e Parandalimeve dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit tëpolicisë N/Komisar Agron Nika, 49 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Zenel Axhami, 55 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj ish – punonjësit të policisë Inspektor Flori Xhelo, 28 vjeç, në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Ismail Petku, 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi operacionale F.P. Shqiponja në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Gjovalin Tushaj, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Gjelosh Laska, 53 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Flavio Ademi, 51 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Bardhok Çupi, 50 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Alfred Tushaj, 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave. i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.