Shpëtim Idrizi, në fjalën që ka mbajtur sot në Kuvend në Dita kundër gjenocidit në Çamëri, ka pasur një mesazh edhe për kryeministrin grek Mitsotakis.
Shpëtim Idrizi: Kete vit u mbushën 80 vjet, kur u masakruan u vrane dhe shpërngulën shqiptaret e Çamërisë nga trojet e tyre. Nga spastrimet etnike me te egra,
Shumë mund të thonë që ka kaluar shumë kohë dhe kjo gjë është harruar. Por gjenocidi nuk ka moshë.
Unë dhe kolegët e mi deputet jemi këtu për të gjithë që memoria e një kombi është më e madhe se memoria e një njeriu. Ajo shkon nga brezi në brez.
Jam këtu për ta sqaruar dhe për ta dhënë akoma me më shumë forcë, sepse masakrat ndaj të parave tanë ne nuk falim, nuk i harrojmë por i nderojmë sot dhe ne cdo ditë.
Thuhet që një popull që harron, është një popull që vdes. Ne e kemi sfiduar harresën dhe sot gje rastin të falenderoj kolegët e mi që morën pjesë në seancën përkujtimore për 80 vjetorin e shqiptarëve të Camerisë.
Ne nuk fajësojmë sot popullin grek, por politikën zerviste të kohës dhe padyshim edhe qëndrimin e sotëm kur shohim që asnjë qeveri greke nuk mori përsipër të shohë në sy krimin e të parëve të tyre mbi të parët tanë.
Askush nuk mund të shkeli mbi të drejtën e jetës, e pra kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura. Për absurditet përdorin togfjalëshin “cështja Came nuk ekziston”.