BERLIN,13 gusht 2013 – Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bë sot mësuese historie për t'u treguar disa gjimnazistëve mbi ndërtimin e Murit të Berlinit, që filloi saktësisht para 52 vjetësh.
Merkel, e cila u rrit pas këtij muri, bëri daljen e parë publike që prej pushimeve të saj verore, gjashtë javë përpara zgjedhjeve legjislative të 22 shtatorit, pas të cilave ajo shpreson marrjen e një mandati të tretë katërvjeçar. Kancelarja, Angela Merkel bëri një shëtitje në lagjen ''Prenzlauerberg'', që gjendet në ish-Gjermaninë Lindore, duke u dhënë më pas dorën nxënësve të shkëlqyer dhe duke bërë foto me disa prej tyre.
"1961, është viti kur unë fillova shkollën", u shpreh ajo duke zbuluar një pjesë të jetës së saj para se të bëhej kancelare, për të cilën ajo zgjodhi të fliste për herë të parë këtë vit pak para fushatës elektorale.
Ajo tha se lëndët e saj të preferuara ishin rusishtja, anglishtja, gjermanishtja dhe matematika.
Kancelarja theksoi se ndihej e kënaqur që ndante me gjimnazistët ngjarjet e jetës së saj.
/BalkanWeb/
Përvjetori i Murit të Berlinit, Merkel bëhet mësuese historie
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dorëhiqet zv/kryetarja e KB Durrës
Incidentet në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë 6 deputetë të PD-së
Shënon golin e barazimit dramatik por festimi i sulmuesit shkon tmerrësisht keq
Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 48-vjeçari në Durrës





