Ambasadori gjerman Helmut Hoffmann ka shprehur zhgënjimin për përkujtimin e vakët të 25-vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Diplomati gjerman tha se priste aktivitete madhështore në sheshin “Skënderbej”, ku të përkujtoheshin ata qytetarë që hapën dyert e lirisë. Sipas Hoffman, politika duhet të kishte lënë gricjet e ditës dhe të bëhej bashkë për të përkujtuar këtë ngjarje të rëndësishme.
"Unë në fakt kisha menduar që 25 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha të shtunën e shkuar do të kishte qënë një ditë gjatë së cilës kjo ngjarje merr rëndësi epokale për Shqipërinë do të përkujtohej në formën e një aktiviteti madhështor në sheshin "Skënderbej". Çfarë akti tjetër do të kishte patur një forcë simbolike më të madhe në shenjë të ndryshimeve paqësore se sa dita e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Në cilën ditë tjetër do të vlerësonte shteti më mirë guximin dhe gatishmërinë për tu vetësakrifikuar të të gjithë atyre shqiptarëve të cilët i hapën Shqipërisë portën drejt lirisë? Një dëshirë tjetër sigurisht do të kishte qënë që në një ditë të tillë e tërë Shqipëria do të bëhej bashkë me dinjitet dhe për një çast do të harronte dhe do të heshtnin të gjithë ato cic-micet dhe gërrnjarjet e vogla politike," – tha ambasadori gjerman Hoffmann gjatë një aktiviteti të organizuar nga presidenti Bujar Nishani për të përkujtuar represionin kumunist.





