Pesë administratorë të njësive administrative të Durrësit kanë dhënë dorëheqjen. Bashkia njofton se deri tani janë zëvendësuar katër prej tyre. Bashkia thotë se emërimet janë konstatuar pas vlerësimit të performancës, vendimmarrja do të vazhdojë edhe për njësinë tjetër. Drejtuesit respektiv janë:

Njësia Administrative Manzë – Rejdi Shehu

Njësia Administrative Ishëm – Emirjan Bafti

Njësia Administrative Katund i Ri – Julian Marku

Njësia Administrative Rrashbull – Fiqiri Dema