14 korrik 2015 – Pas një jave, në qendër të qytetit të Durrësit do të nisë veprimtaria 5-ditore “Ditët e turizmit”, organizuar nga shoqatat “Krahët e shpresës”, KGE-ja, dhe me mbeshtjetjen e Bashkisë MZHETTS.
“Ditët e Turizmit” janë konceptuar si një itinerar me stacione panairesh, ekspozitash, koncertesh dhe konkursesh. Gjithçka do të zhvillohet mes qytetarëve, kryesisht në sheshin “Liria” dhe shëtitoren “Taulantia”, si dhe në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”, galerinë “Nikolet Vasia” dhe në Enotekën “Pasmen”.
Sipas organizatorëve, kjo veprimtari synon të koordinojë elemente të ndryshme të potencialit turistik të bashkisë së re të Durrësit si dhe të nxisë bizneset për investime në zonat rurale me përparësi turizmin historik dhe kulturor.
“Ditët e turizmit”do të përmbyllen me konkursin “Miss & Mister Turizmi”, që ka mbërritur në edicionin e tij të 10-të.
(Fotot nga edicionet e kaluara të “Ditët e Turizmit”)
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/