Nga nafta e drithi, tek energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm… përshkallëzimi i pesë drejtimeve ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBAkonfliktit mes Izraelit dhe Iranit do të sillte efekte negative për ekonominë shqiptare.

Lënda djegëse ishte e para që ndjeu efektet. Në tregjet botërore nafta u rrit me 10 deri në 13 për qind. Nuk do të vonojë shumë që kjo ecuri të reflektohet edhe në Shqipëri.

Me temperaturat e larta dhe vetëm në rritje nga njëra anë dhe mungesën e reshjeve nga tjetra, Shqipëria po shton importet e energjisë elektrike nga jashtë. Çrregullimi i tregjeve do të prodhonte rrjedhimisht çmime më të larta për energjinë.

Kjo në një kohë që vatra e hapur e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të jetë e ndezur. Për shkak të varësisë së lartë nga importi, efekte të ngjashme u përcollën edhe në Shqipëri.

Në një raport të fundit të perspektivës globale Banka Botërore paralajmëron se përshkallëzimi i konflikteve aktuale në Europën Lindore, pushtimi rus në Ukrainë dhe lufta në Lindjen e Mesme mund të përhapë në botë një valë të fortë, gati shkatërruese krize çmimesh.