Pesë dronë kanë fluturuar mbi bazën ushtarake të ILe Long në Brest,  në Francën Perëndimore, duke ngritur menjëherë shqetësimin. Dronët janë identifikuar, në ambientet ku ndodhen nëndetëset me raketa balistike me energji bërthamore të forcës franceze të parandalimit bërthamor.

Baza mbrohet nga një forcë prej 120 xhandarmërie dhe marinash franceze. Ajo strehon katër nëndetëse bërthamore të forcës franceze të parandalimit, njëra prej të cilave është gjithmonë në detyrë në det.

Fluturimet e dronëve janë shumëfishuar mbi aeroporte, baza ushtarake dhe infrastrukturë tjetër kritike në Evropën Veriore në muajt e fundit, duke ngritur shqetësimet tek shumë shtete.