Demi është shenja e dytë e zodiakut, e sunduar nga planeti i dashurisë, Venusi. Si një shenjë e Tokës, Demi njihet për qëndrueshmërinë, këmbënguljen dhe dashurinë për luksin. Ndër personazhet e njohur të lindur nën këtë shenjë janë Jack Nicholson, Adele, Gigi Hadid, Miranda Kerr, Kelly Clarkson, Jessica Alba, Barbra Streisand, George Clooney dhe Nikos Aliagas.
Me nisjen e sezonit të Demit më 21 prill, ja pesë tipare që ndoshta nuk i keni ditur për këtë shenjë:
- Qetësia që ngatërrohet me dembelizmin
Demi njihet për karakterin e tij të qetë dhe shpirtin e relaksuar, çka shpesh keqinterpretohet si dembelizëm. Në fakt, ata thjesht e vlerësojnë kohën për veten dhe nuk i pëlqejnë ndërprerjet në rutinën e tyre. - Temperament i fortë
Megjithëse të qetë në pamje të parë, nëse u prishen planet ose u dilet kundër dëshirës, mund të reagojnë me zemërim të fortë. Kokëfortësia është një tjetër cilësi që i karakterizon. - Të pavarur por edhe posesivë
Demi mbështetet te vetja dhe rrallë kërkon ndihmë, por në marrëdhënie, mund të bëhet posesiv ndaj atyre që i konsideron të rëndësishëm. Siguria dhe besnikëria janë thelbësore për ta. - Kujtesë e fortë emocionale
Ata kanë një kujtesë të jashtëzakonshme, madje që nga fëmijëria. Kjo do të thotë se edhe plagët emocionale mund t’i mbajnë gjatë, duke i vështirësuar faljen dhe ecjen përpara. - Përshtatshmëria me shenjat e ujit
Si një shenjë që vlerëson stabilitetin, Demi gjen përputhje të mirë me Gaforren, Akrepin dhe Peshqit – shenja që ofrojnë ndjeshmëri, thellësi emocionale dhe besueshmëri.