TIRANË, 30 qershor 2013 – Fshatrat e Bulqizës goditen për herë të pestë nga tërmetet në harkun e 19 orëve (i pari ra më 29 qershor, ora 7:18:42 GMT ose 9:18:42 sipas kohës së Shqipërisë, i pesti më 30 qershor më mëngjes, ora 2:47:36 GMT ose 4:47:36 sipas kohës së Shqipërisë).

Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar lëkundje sizmike në Gjoricë të nënqarkut të Bulqizës, qarku i Dibrës, ora 2:47:36 GMT ose 4:47:36 (koha e Shqipërisë), me magnitudë M=3.1, me epiqendër në thellësinë 23 km (shih etiketën në hartën e parë).

Tërmeti i moderuar është lokalizuar midis fshatrave Gjoricë, Vicisht, Lubalesh, Ostren, në koordinatat 41.46°N, 20.45°E (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).

Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Pararendësit

Këtij tërmeti i kanë paraprirë dhe dy tërmete më 29 qershor aty afër, në komunën e Ostrenit (në koordinatat 41.4°N, 20.51°E dhe 41.4°N, 20.53°E): i katërti, ora 20:9:54 ose 22:9:54 (koha e Shqipërisë), forcë M=2.2, thellësi 6 km; i treti, ora 19:54:59 GMT ose 21:54:59 (koha e Shqipërisë), forcë M=2.5; thellësi 6 km (shih tabelën në hartën 1).

Sikurse ka raportuar më 29 qershor “Dyrrah”-u, në pothuajse në të njëjtin vend, në Ostren të Dibrës, në koordinatat 41.4°N, 20.47°E dhe 41.4°N, 20.52°E, tërmeti i parë ra në ora 7:18:42 GMT ose 9:18:42 (koha e Shqipërisë), me forcë M=2, epiqendra në thellësinë 12 km; tërmeti i dytë ra në orën 16:24:29 GMT ose 18:24:29 42 (koha e Shqipërisë), me forcë M=2.8, epiqendër në thellësinë 7 km.

Info/

Fshatrat Gjoricë, Vicisht, Lubalesh, ku u lokalizua tërmeti i pestë bëjnë pjesë në komunën Gjoricë të nënqarkut të Bulqizës, qarku i Dibrës; kjo komunë ka nën juridiksion fshatrat Gjoricë e Sipërme, Gjoricë e Poshtme, Çerenec i Sipërm, Çerenec i Poshtëm, Vicisht, Lubalesh.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/