Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar hapat e reja që duhet për të aplikuar online për kontrollin teknik të makinave.
DPSHTRR përmes një postimi në “Facebook” thotë se kjo risi do të shmangë radhët, por edhe sekserët.
Postimi i plotë:
Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online , për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!
Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!
Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!
Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit