Në një kohë që numri i të vdekurve në Kinë nga koronavirusi rritet dhe deri tani janë konfirmuar 106 viktima e mbi 4500 të infektuar, mjekësia ende nuk ka arritur të krijojë një vaksinë. 

Infeksioni vdekjeprurës ka regjistruar disa viktima edhe në vende të tjera jashtë Kinës si SHBA, Francë, Kanada, Tajlandë e së fundmi në Gjermani.

Mirëpo, në kushtet kur ende nuk është krijuar një kurë kundër këtij infeksioni të rëndë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon disa mënyra të thjeshta dhe shumë të rëndësishme që ulin mundësinë e prekjes nga koronavirusi.

Këto janë sipas OBSH pesë mënyra praktike për të ulur rrezikun nga infeksioni i Koronavirusit:

-Lani duart me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione të duarve me alkool;

-Mbuloni hundën dhe gojën me shami ose parakrah kur teshtini apo kolliteni;

-Shmangni kontaktet e afërta me çdo person që ka simptoma të rrufës /gripit;

-Produktet e mishit dhe veza të konsumohen të gatuara / ziera mirë;

-Shmangni kontaktet e pambrojtura me kafshët e egra apo kafshët e fermave.